INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OKB: Popullsia po plaket në Botë, edhe Shqipëria në rrezik [FOTO]

OKB: Popullsia po plaket në Botë, edhe Shqipëria në rrezik [FOTO]

Publikuar më: 10:13 10-11-2017

Shqipëria po plaket me ritme të shpejta. Organizata e Kombeve të Bashkuara parashikon që plakja e popullsisë dhe emigracioni do të bëjnë që në vitin 2060, mosha mesatare e popullsisë të Shqipërisë të arrijë në 48 vjeç, nga 37 vjeç, që është aktualisht.
Dhe jo vetëm Shqipëria por nga studimi i OKB parashikohet se duke filluar rreth një dekadë më vonë, projektohet që disa vende evropiane që të arrijnë një moshë mesatare 50 ose më të lartë. Kjo përfshin vende si Spanja, Italia, Portugalia dhe Greqia, dhe më pas Gjermania, Polonia, Bosnja dhe Kroacia.
Shqipëria, sipas hartës, në vitin 2060 do të ketë si moshë mesatare nën 50, por gjithsesi në nivele alarmante. Shifrat tregojnë për moshën 48 vjeçare, gjë që reflekton edhe studimet e mëparshme rreth plakjes së shpejtë të popullsisë që do të pësojë vendi ynë.
Arsyet që sjellin plakjen e popullsisë sipas OKB, të përmendura më herët, janë rënia e lindshmërisë, arsyet ekonomike, si dhe sfida demografike si emigracioni, me të cilat bota duhet të luftojë në vitet e ardhshme.

okb.png

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0019180774688721