INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

OKB, raport me të dhëna shqetësuese për komunitetin LGBT në Shqipëri[VIDEO]

Publikuar më: 14:37 14-12-2017

Komuniteti LGBT në vendin tonë ende nuk pranohet dhe diskriminohet. E këto problematika reflektohen dhe në raportin e detajuar, që është prezantuar sot nga Kombet e Bashkuara, ku të dhënat janë shqetësuese. 92% e të anketuarve nuk i afrojnë fare ata dhe nuk duan të kenë fare të bëjnë qoftë edhe për marrëdhënie pune. Koordinatori i OKB-se në vendin tonë, Brian Williams prezanton dhe të dhëna të tjera të studimit. “Në Shqipëri 92% e personave të anketuar deklaruan se ata nuk do ndërvepronin me persona të komunitetit LGBT dhe 48% besojnë ende se homoseksualiteti është një sëmundje. Ata dhunohen në familje, në shkolla apo në vendin e punës,” tha Williams. Raporti u prezantua në aktivitetin, Le të flasim hapur rreth të drejtave të komunitetit LGBT, ku u kërkua që ligjbërësit të marrin në konsideratë përmirësimin e ligjit, që personave të këtij komuniteti ti lejohen martesat dhe adoptimi i fëmijëve.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383