INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OKB, Shqipëria nuk ka kryer ''detyrat'' kryesore…

OKB, Shqipëria nuk ka kryer ''detyrat'' kryesore…

Publikuar më: 14:10 05-12-2018

Performanca e Shqipërisë në arritjen e objektivave të mijëvjeçarit sipas Kombeve të Bashkuara është më poshtë mesatares rajonale. E renditur e 62-ta nga 165 shtete. Indeksi thekson se Shqipëria ka ende punë në përmbushjen e disa nga objektivave kryesore të vendosura, për pjesën më të madhe të të cilave kanë qëndruar në vendnumëro. Raporti vjetor tregon se si udhëheqësit mund të përmbushin premtimet e tyre dhe u kërkon vendeve të mos humbasin kohë për reforma të rëndësishme. Sipas tij, detyrat e shtëpisë për Shqipërinë vijojnë të jenë: zero varfëri, barazi në punë, ndihmë për punësim, drejtësi dhe forcim i institucioneve. Ndërsa fushat ku ka bërë përparim gjatë monitorimit rezultojnë të jenë, aksione për ndryshimet klimatike, inovacioni në industri në ndryshme, përballueshmëria e përdorimit të energjisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271