INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OKB, Shqipëria asnjë përpjekje për reduktimin e ndotjes së ajrit

OKB, Shqipëria asnjë përpjekje për reduktimin e ndotjes së ajrit

Publikuar më: 08:37 24-09-2018

Shqipëria nuk ka bërë fare progres në lidhje me ndikimin në shëndet, që ka ndotja e ajrit. Ky përfundim vjen nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën. Sipas raportit rezulton se deri më tani vdekjet me shkaktar ndotjen e ajrit në Shqipëri po rriten me përmasa të frikëshme. Ndërsa shumë sëmundje kronike nga astma apo alergjitë janë tre deri katër fishuar.

Po edhe pse raporti gjen përmirësime në aspektet e mjedisit të vendit, duke përfshirë cilësinë e ajrit të tij, me një rënie prej 35% të emetimeve të oksidit të squfurit dhe një rënie prej 10% në emetimet e amoniakut nuk ka matje që lidhen me ndikimin në shëndet. E kjo ka shqetësuar Kombet e Bashkuara për Evropën
Gjithashtu në monitorimin, raporti vëren se Shqipëria ka fonde të pamjaftueshme për të zbatuar programin vjetor të monitorimit mjedisor kombëtar dhe se vendi ka mungesë të një sistemi kombëtar të menaxhimit të integruar mjedisor dhe mungesa e të dhënave të monitorimit mbi cilësinë e ajrit.
Raporti shton se dhe plehërat janë një problem i madh në Shqipëri dhe rekomandon, që qeveria të forcojë përpjekjet e saj për menaxhimin e mbeturinave, duke përfshirë ndërtimin e depove moderne sanitare dhe krijimin e një tregu të qëndrueshëm për riciklimin e mbeturinave.

Article Logic
Execution time: 0.0020160675048828