INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Oksigjeni i pakët në tokë vonoi evoluimin për 2 miliardë vite [Video]

Publikuar më: 18:31 03-02-2017

Evolucioni i Tokë është shtyrë për 2 miliardë vjet, gjatë mesjetës, për shkak të nivelit të ulët të oksigjenit në planet. Ky zbulim ngre sërish pyetje të reja në lidhje me origjinën e jetës në këtë planet. Studimi i ri shpjegon se si oksigjeni mbeti i bllokuar në nivele të ulëta për një kohë shumë të gjatë. Niveli i ulët i oksigjenit tregon se forma komplekse e jetës nuk mund të zhvillohet. Studimi shpjegon se si "ngjarja e madhe e oksdimit ' solli jetën në planetin tokë rreth 2.4 miliardë vjet më parë. Në atë periudhë nuk gjenerohej i njëjti nivel oksigjeni që ne shohim sot në Tokë. Studiuesit nga Universiteti Exeter krijuan një model kompjuterik që shpjegon se si oksigjeni ishte stabilizuar në nivele të ulëta. Modeli zbuloi se kufomat e jetës së thjeshtë ishin përgjegjëse. Ngopja me materialin organik të vdekur bëri që të ndërtoheshin nën-sipërfaqe shkëmbinjët sedimentarë të Tokës. Pllakat tektonike shtyn pastaj gradualisht këto sedimente në sipërfaqe duke lëshuar më shumë oksigjen në ajër.

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215