INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ola zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Murati: Më hoqi nga Instagrami, i ka ngelur hatri për…

Ola zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Murati: Më hoqi nga Instagrami, i ka ngelur hatri për…

Publikuar më: 09:34 09-07-2021

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ola Zenelaj ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Top Arena”. Ajo foli për herë të parë për raportin me Muratin pas daljes nga programi i dashurisë.

Ola rrëfeu se nuk janë çift dhe se Murati e ka hequr nga Instagrami. “Çfarë i bëre ti?”, e pyeti Manushi, por ish-konkurrentja u përgjigj shkurt “Asgjë”.

Vetë ajo nuk e ka hequr ende Muratin nga rrjetet sociale. “Unë rri e shikoj dhe adhuroj”, tha ajo duke qeshur.

Ajo tha se pas daljes nga "Përputhen" të dy janë përballur me realitetin dhe gjërat që kanë ndodhur i kanë distancuar. Ola u shpreh se Muratit i ka ngelur hatri me të, por nuk e di arsyen.

“Kanë ndodhur shumë gjëra. Jemi përballur me realitetin përtej kamerave, jemi distancuar pak, si puna, si njëri-tjetri. Nuk jemi bashkë. Mendoj se ka një qejfmbetje nga ana e tij, gjë që nuk ma ka shprehur prandaj nuk flasim. Mendoj i ka ngelur qejfi nga ndonjë video që kam hedhur unë në rrjete sociale, gjë që ndodh në imagjinatën e tij sepse nuk ka diçka reale. Ai nuk ka kërkuar as sqarime, prandaj dhe unë dhe nuk ia jap. Të kishte dashur do më kishte pyetur”, tregoi Ola.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939