Vazhdojnë të shtohen shenjat e zbutjes së toneve të bisedimit ndërmjet Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut.
Presidenca e Seulit e ka mirëpritur faktin se do të ketë një delegacion me profil të lartë nga Koreja e Veriut i drejtuar nga Shefi i Ceremonive dhe Presidenti de fakto, që do të marrin pjesë në ceremoninë hapëse të “Olimpiadës Olimpike Dimërore” që do të zhvillohet të premten në PeyongChang.
“Besojmë se duke marrë parasysh vendimin, reflektohet vendosshmëria për të rregulluar raportet Veri-Jug dhe për ta kthyer kështu Olpimiadën në një sukses, gjithashtu e vlerësojmë sforcon e sinqertë që ka bërë pjesa veriore për të arritur në këtë konkluzion”, është shprehur zëdhënësi i qeverisë, Kim Eui-kyeom sipas të cilit Seuli do të ketë bashkëpunime në fusha të ndryshme me delegacionin verior në PeyongChang.
Ka qenë pikërisht Koreja e Veriut e cila i ka propozuar Koresë së Jugut që të ftojë të mërkurën grupe artistike që do të performojnë në Gangneung dhe Seul.