Mesa duket Lojrat Olimpike shkrin akujt mes dy Koreve.
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka ftuar për një vizitë zyrtare në Phenian Presidentin e Koresë së Jugut. Ky do të ishte takimi i parë pas më shumë se një dekade mes liderëve të dy Koreve.
Ndërkohë, presidenti i Koresë së Jugut, Monn Jae-in ka pritur në një takim motrën me ndikim të udhëheqësit së Koresë së Veriut, Kim Yo-jong, në Pallatin Presidencial, në Seul.
Ky është delegacioni më i rëndësishëm i Veriut që viziton Jugun që nga koha e Luftës Koreane në vitet ’50.
Gjatë ceremonisë dy Koretë u paraqitën nën të njëjtin flamur.