Olivia Wilde është përqëndruar në të qënit mama gjatë viteve të fundit, që kur mirëpriti djalin e saj në jetë në vitin 2014.
Megjithatë aktorja "Rush" nuk i harron zakonet e vjetra duke u kthyer në aktrim me projektin e saj më të guximshëm deri sot. Aktorja i mahniti fansat në serialin dramatik “Vinyl” këtë javë, pasi u shfaq tërësisht nudo në disa skena me përmbajtje erotike. Bukuroshes 32 vjeçare iu desh te zhvishej për një skenë seksi me bashke-protagonistin e saj Bobby Cannavale. Megjithatë ajo thotë se nuk ishte tërësisht nudo pasi mbante një merkin, e cila është paruke pubike. Besojmë se i partneri i saj Jason Sudeikis do ta kuptojë, dukë marrë parasysh se edhe ky i fundit është aktor. Nuk jemi ama të sigurt se si ç’do të mendonte djali i saj Otis për mamanë, për të cilë natyrisht që gjithë bota ka mendimin më të mirë pasi panë anën e saj më të mirë.