Dikur tabu, tashmë sensacion Instagram-i.
Ishim mësuar që disa gjëra t'i shihnim vetëm brenda katër mureve të shtëpisë, por ja që kohët kanë ndryshuar. Aktorja Olivia Wilde solli në jetë vajzën Daisy pak javë më parë, dhe që atëherë nuk kanë munguar postimet e shumta rreth saj. 32-vjeçarja u ka dhënë fansave disa detaje nga bashkëjetesa me foshnjen e porsalindur, përfshirë këtu edhe një foto teksa e ushqente vajzën me qumësht gjiri. "Partnerja ime e pijes" e ka përshkruat Olivia Wilde foton e saj duke dhë mesazhin se kurrë nuk duhet nënvlerësuar fuqia e një femre, një mesazh ky i stampuar edhe në bluzen e aktores!