Autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku foli për herë të parë rreth jetës private. Olsa zbuloi se ka pasur një lidhje 10 vjeçare në distancë. Ajo u shpreh se ka qenë një dashuri e madhe, por që ka përfunduar për shkak të rrethanave.
"Kushdo që dashuron ndjen copëza lumturie, nëse ti je i zoti ta kultivosh këtë dashuri, do të jesh më i lumtur. Unë jam shumë besnike në dashuri, njerëzit që më njohin nga larg më shohin paksa të ashpër, në punë jam ashtu se përpiqem të ruaj një lloj strukture, por jam besnike nëse dashuroj. Unë dashurinë e bazoj edhe në respekt, nëse unë të dashuroj, të respektoj dhe duhet të më respektosh shumë. Janë dy elemente kryesore që do ta rrisin këtë lloj marrëdhënie. Ulu dhe reflekto për dashuritë që ke humbur. Kur kupton që nuk ka pasur besnikëri dhe respekt, me siguri këto gjëra e kanë degraduar marrëdhënien. Dashuria është si ti e ndjen. Unë kam pasur një lidhje 10-vjeçare në distancë, një dashuri shumë e madhe që më ka bërë të lumtur por që distanca, rrethanat kanë bërë që të degradojë jo të rritet. Duhet ta përjetosh dashurinë, duhet të ndash me partnerin të gjithë momentet, hallet, problemet", tha Olsa.