INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olsa zbulon të vërtetën e ‘marrëdhënies’ misterioze me Atdheun: 'Për të fshirë ...'

Olsa zbulon të vërtetën e ‘marrëdhënies’ misterioze me Atdheun: 'Për të fshirë ...'

Publikuar më: 16:25 18-02-2021

Mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në Top Albania Radio, autorja e programit Për’puthen, Olsa Muhameti.

Që pas skandalit Tea-Andi-Beart, autorja e programit, e cila ishte më e akuzuara nuk pati ndonjë reagim, por në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalo, ajo sqaroi gjithçka rreth kësaj ngjarje, madje përmendi se ka edhe fakte, por nuk ka dashur të dëmtojë më shumë Tean.

Ndërsa u pyet për marrëdhënien e shumëpërfolur që ka qarkulluar në rrjet, në lidhje me konkurrentin nga Kosova, Atdheun, Olsa Muhameti, e ka një shpjegim edhe për këtë.

Kujtojmë se në rrjet u shpërnda intervista që Olsa i ka bërë Atdheut para disa vitesh dhe publiku spekulon se mes tyre ka një lidhje, gjithsesi ajo e sqaron njëherë e mirë këtë thashethemnajë:

Jua them shumë sinqerisht, ai ka kaluar në audicion kur unë nuk kam qenë në punë. Zakonisht unë jam në audicionet e para gjithmonë, por në varësi të ngarkesës së programit, ndodh që mund të jetë Bora, Ariani, gazetarja Leda.

Atdheu ka kaluar në audicion me Borën edhe më thotë Bora ‘super… super…’ E takoj edhe them okay, nuk flet shumë, por mu duk djalë interesant në karakter, kanë vdekur vajzat mbas Atdheut… edhe futet…

Në një moment të caktuar e pyes; Ku të kam parë… edhe më thotë që sedi… Kur fillojnë pastaj faqet e vogla; Ja Olsa e ka pasë intervistuar Atdheun! Ajo vido është hedhur nga faqja ime zyrtare në YouTube, minimumi për të fshirë gjurmët, nëse unë do të bëja këtë intrigën e madhe, si ka mundësi, që nuk fshiva videon, që askush mos dinte që po themi se unë kisha pasur një njohje. Edhe pastaj këto spekulimet si “i dashuri” kanë ardhur si pasojë e kësaj videos edhe dëshirës për të rritur thashethemnajat dhe për të marrë klikimet.

Gjithashtu, ajo sqaron se nëse vërtetë do të ekzistonte kjo lidhje prej tre vitesh, si mund ta lejonte të dashurin e saj në një program të tillë!

Article Logic
Execution time: 0.0041730403900146