Olsi Bylyku është një nga aktorët më të dashur për publikun i cili u bë i njohur me rolin e ‘Kimikatit’ në Portokalli.
Tani atë e shohim në BE Coffee një projekt tjetër i ndjekur nga shqiptarët dhe kohët e fundit ka qenë në qendër të mediave rozë jo vetëm për profesionin e tij, por edhe për lidhjen sentimentale me një vajzë shumë simpatike e cila quhet Egli.
Ai kishte vendosur që ta mbante private lidhjen e tij, derisa disa foto i kishin nxjerrë ‘zbuluar’. Pas këtyre fotove, Olsi ka postuar vetë foto me të dashurën duke pranuar në këtë mënyrë lidhjen e tyre.
Mirëpo tashmë jo vetëm që poston foto, por edhe shkëmben komente me të dashurën në rrjetet sociale.