Aktori i njohur Olsi Bylyku ditën e djeshme ka festuar 24-vjetorin e lindjes. Ai ka organizuar një festë, ku nuk kanë munduar personazhet Vip. Në këtë festë të ditëlindjes së aktorit nuk kanë munguar këngët e shumta dhe vallëzimet.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen në këtë festë ka qenë një postim i bërë nga Klea Huta. Ajo postoi një video të Olsit me partneren e tij Egli, ku shkruante “Të trashëgoheni zemrat e mia!”, duke e shoqëruar me disa emoji të qeshurash.
Kjo deklaratë ka sjellë dyshimet se çifti mund t’i kenë dhënë fund beqarisë, por nuk përjashtohet mundësia se kjo mund të jetë një batutë nga ana e Klea Hutës.