Olsi Bylyku është një nga aktorët më të dashur të humorit në trojet shqiptare.
Edhe pse mjaft i ri, ai i’a ka dalë që në skenë të prodhojë të njëjtin kualitet të qeshurash si kolegët e tij që kanë vite në këtë profesion.
Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisonin “Thumb” ku ka folur edhe për eksperiencën e tij të re në emisionin “Be Coffee”
Gjatë bisedës Aulona dhe Fatma nuk mund të shmangnin pyetjen për
pagesën e tij. Në këtë pjesë ai u tregua mëse i sinqertë me përgjigjen duke e pranuar që paguhet më pak, porn ë fund shtoi se kjo nuk do zgjasë për shumë kohë:
“Ne nuk kemi ndarë kurrë pozicione me njëri-tjetrin që unë jam drejtori, ti do të merresh me këtë, unë me atë. Ne nuk paguhemi njësoj sepse ata e morën përpara meje riskun që të largohen nga Portokallia dhe kanë qëndruar shumë gjatë pa punuar duke studiuar këtë emision dhe kanë benefite monetare më të mëdha se unë. Por me kalimin e sezoneve sigurisht që do të ndryshojë terësisht pagesa”, - u shpreh Olsi.