Prej kohësh është komentuar në media se marrëdhënia mes Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut nuk është më njësoj. Aludimet u shtuan pas ditëlindjes së Olsit pak javë më parë ku u vu re ishte mungesa e një urimi publik nga Besi dhe Xhensila. Ata po ashtu nuk ishin në festën e tij ku morën pjesë personazhe të ndryshme të showbizit.
I ftuar në "Goca dhe gra", Olsi tha se mes tyre nuk ka patur asnjë debat, por pranon se gjërat janë ftohur. “Të them të vërtetën nuk është se kemi diçka. Me të gjithë njerëzit që nuk kanë qenë në ditëlindjen time, kam përshtypjen se ka qenë diçka momentale kur njëri për shembull nuk ka pasur kohë, të tjerë nuk e kanë parë të arsyeshëm. Por jo të kemi patur një zënkë. Thjesht jemi ftohur dhe jemi shkëputur. Edhe kur takohemi bisedojmë për gjëra shumë të përgjithshme që mund t’i diskutoj me çdo person që takoj. Mendoj që rruga që vazhduam secili bëri që të ftohemi”, tha ai.
Megjithatë, më pas u duk se ai e thumboi Besin duke u shprehur se: “Kam vënë re te njerëzit që u ngel hatri kur nuk i ftojnë në ditëlindje. Unë kur nuk më fton dikush them me vete “A e kam merituar unë ftesën nga ai person?” Shumë njerëz shpesh ftohjen ta delegojnë dhe thonë: “E ke ti fajin pse jemi ftohur ne”. Ftohja nuk është diçka që vjen vetëm nga njëra palë, por nga të dyja. Nëse ka duhet të jesh koshient se ai nuk më ka ftuar sepse kemi patur këtë, këtë…”