INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olsi Bylyku flet për shtatzëninë e Eglit: 'Pata një lloj emocioni...'

Olsi Bylyku flet për shtatzëninë e Eglit: 'Pata një lloj emocioni...'

Publikuar më: 20:29 27-05-2022

Në ditëlindjen e Olsi Bylykut nisën thashetheme se aktori dhe partnerja e tij, Egli do bëhen prindër. Shkak u bë një video nga festa e ditëlindjes, ku Egli shfaqej duke interpretuar në skenë, por barku i dukej më i madh sesa jemi mësuar ta shohim në fotot që publikon në rrjetet sociale.

I ftuar në "Goca dhe gra", Olsi ka folur për herë të parë për lajmet duke treguar se Egli nuk është shtatzënë, por ai përjetoi vërtet emocione kur njerëzit nisën ta uronin.

"Ndjeva emocione se po më shkruanin njerëzit mesazhe urimi. Pata një lloj emocioni, i thashë Eglit e bëjmë një beb me vërte jemi që jemi. Dëshiren e kemi, por Zoti e di", tha Olsi.

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0032739639282227