Olsi Bylyku, aktori i njohur i humorit prej disa muajsh tashmë ka dalë publikisht hapur rreth jetës së tij private duke na prezantuar me të dashurën e tij, të quajtur Egli Tako.
Ai vendosi ta bënte publike lidhjen gjatë premierës së filmit “Dy Gisht Mjaltë” duke u shfaqur dorë për dore me partneren e tij dhe që prej asaj dite nuk ka nguruar të ndajë shpeshherë me ndjekësit momente private me të.
Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin "Treshat", i cili u pyet për çmendurinë më të madhe që ka bërë një femër për të.
"Ajo që unë kam bën gjithmonë gjëra që unë nuk besoj se i bën dot një femër tjetër për mua"- është përgjigjur Olsi.
Ai është pyetur se çfarë ka bërë Egli për të dhe aktori nuk ka nguruar për ta ndarë edhe me ne atë gjë.
Aktori është shprehur se e dashura e tij kujdeset për gjërat më të vogla për të e madje deri tek puna e tij.