INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olsi Bylyku nuk e lejon të dashurën e tij të dalë në televizion dhe arsyeja është kjo! [VIDEO]

Olsi Bylyku nuk e lejon të dashurën e tij të dalë në televizion dhe arsyeja është kjo! [VIDEO]

Publikuar më: 10:35 05-11-2020

Që në momentin kur lidhja e Olsi Bylykut dhe partneres së tij Eglit u bë publike, ata janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku. Jo rrallë herë bëhen pjesë e lajmeve rozë për jetën private, profesionale, por edhe deklaratat publike të dashurisë.

Olsi ishte i ftuar së fundmi në emisionin "Ftesë në pesë", ku çuditërisht mungoi një videomesazh nga Egli. Bieta zbuloi se bukuroshja kishte refuzuar të linte një mesazh për të dashurin e saj.

Arsyen e zbuloi vetë aktori, i cili u shpreh "Nuk e kam lënë unë".

Bieta: "I jemi lutur Eglit, i jemi lutur për një video-mesazh. Si përfundim, deri sot në drekë kemi pritur, jo tha nuk e bëj dot pa miratimin e Olsit".

Olsi tha se nuk e ka lejuar pasi dëshiron që ajo të njihet për projektet e saj dhe jo si e dashura e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0038981437683105