INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olsi dhe Fjorentina përballen në emision, ai ia plas në fytyrë të dashurën e re dhe zbulon arsyen e vërtetë pse u ndanë [FOTO]

Olsi dhe Fjorentina përballen në emision, ai ia plas në fytyrë të dashurën e re dhe zbulon arsyen e vërtetë pse u ndanë [FOTO]

Publikuar më: 18:30 26-12-2017

I shkuan shumë afër fitores, por nuk ia dolën. Bëhet fjalë për Olsin dhe Fjorentinën, një nga çiftet më të komentuar të Big Brother, të cilët dashurinë e tyre e filluan edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por nuk zgjati shumë. Pas ndarjes, ajo është shprehur se me Olsin tani janë miq, por jo rrallë herë kemi parë ngacmime e thumba në rrjetet sociale të tyre. Por se fundmi ata janë përballur me njëri-tjetrin në studion e emisionit “Pop Culture”. 

Lidhur me ndarjen e tyre të shumëpërfolur, Olsi Klosi u shpreh se u nda me Fiorentinën pasi ajo ishte “xheloze më shumë seç duhet”.
“Unë, si djalë i lëvizshëm dhe me shoqëri të madhe, nuk mund të dilja me Fiorentinën dhe me 5 çuna. Ishte xheloze më shumë seç duhet”, tha Olsi, i cili shtoi se nuk e mendon aspak kthimin me Fiorentinën.

Por në një lidhje telefonike, foli edhe Fjorentina, e cila tha:

"Olsi duhet të kuptonte që kishte dhe një të dashur dhe s’mund të lëvizte gjithë kohën". Megjithatë, siç duket ende e dashuruar me të, tha se nëse do ta kthente kohën mbrapa, do vepronte ndryshe.
Dy ish-të dashuruarit i kanë uruar festat e fundvitit njëri-tjetrit, Fjorentina me shumë dashuri tha se "i uronte gjithë lumturinë e botës" dhe Olsi po ashtu, por me një ndryshim të vogël: “Faleminderit, edhe unë të uroj më të mirat e kësaj bote edhe pse jam me dikë tjetër...uroj të gjesh dhe ti dashurinë.”

liv.jpg

Article Logic
Execution time: 0.011282920837402