Olsi dhe Fjorentina ishin dy nga çiftet e krijuara në “Big Brother”.
Edhe pse ata u kthyen në një çift mjaft simpatik në sytë e publikut, ndarja ishte e pashmangshme. Në fillim u duk sikur Fjorentina ishte ajo që po e përjetonte më keq ndarjen, por grimierja tregoi se kishte vazhduar jetën e saj tashmë. Dhe duket se të njëtën gjë e ka bërë edhe Olsi. Ai ka postuar këtë foto në Instagramin e tij ku duket në krahët e një vajze brune që e puth. Por ndërkohë që thuajse të gjithë e kanë uruar, ne na lind pyetja nëse në këtë foto është vërtet Olsi apo foto e marrë nga interneti?