Big Brother, një kompeticion me shumë histori dashurie, disa të kurorëzuara në lidhje reale, disa të tjera të mbetura në tentativë duke bërë lajme për mediet rozë.
I tillë është edhe ish-çifti Olsi dhe Fjorentina ku edhe pse tashmë ka kaluar kohë nga ndarja e tyre akoma ngjarjet e të dyve vazhdojnë të përbëjnë situata komplekse.
Pas ndarjes e kemi parë Olsin të pranojë një lidhje të re publikisht por mesa duket shkëndijat dhe konfliktet mes tyre nuk kanë të sosur.
Së fundmi i stresuar Olsi ka bërë një status ku shfaqet tejet i irrituar me fansat.
““Me këto nerva dhe me këtë gjendje që jam sot dhe në ditët në vazhdim, mos më çani trapin shumë duke më kërkuar postime se dhe juve ju kam mangët!”- ka shkruar i irrituar Olsi, duke mos dhënë asnjë shpjegim për shkakun e kësaj gjendjeje.
Pikërisht pas këtij statusi ka qenë Fjorentina e cila ka thumbuar Olsin po ashtu me një postim në Instastory.
“Kur lëndon dikë që do, të jesh i sigurt që herët ose vonë do të lëndohesh dhe ti!”-ka shkruar ish e dashura e Olsit në një postim në Insta Story që duket se i drejtohet pikërisht ish-it të saj.