Olsi i “Big Brother” dhe Marina Fara përfliten të jenë në një lidhje por Marina i kthehet komentuesit kështu…
Olsi i BBA është kthyer në një personazh shumë të dashur për publikun si dhe mori famë vërtet shumë shpejt po ashtu si edhe vajza e këngëtares së njohur, Eli Fares, Marina. Dyshja është përfolur se janë në një lidhje dashurie por këtë gjë e ka sqaruar edhe nëpërmjet një komenti të lënë në një foto që ka postuar Olsi. Fotoja e postuar nga ish-banori i BBA është e një foto erotike e një cifti por një komentues ka bërë “tag” Marinën duke i thënë se çifti në foto ngjan shumë me atë dhe Oslin. Dhe pas këtij komenti vjen një reagim nga Marina ku shkruan: “lidhje miqësore edhe mos vazhdoni me këto aludime të kota pa i njohur marrëdhëniet mes njerëzve” ndërsa Olsi është shprehur kështu: “@i_am_marinafara këtu te ne me dal dhe me motrën ta bojnë gru ahhahaa”. Pra mesa shihet dyshja ka treguar se mes tyre nuk ka gjë./intv.al/