‘Nuk është e dashura, thjesht foto momentale. Di të them vetëm kaq që shijoj momentin’ kështu është shprehur Olsi Klosi ish banori i Big Brother 9.
Në fakt fotoja e mëposhtme shkaktoi zhurmë në insta nëse vajza e cila puth Olsin kishte një kuptim të veçantë për të.
Në një intervistë për mediat bukuroshi shprehet se ende nuk e ka menduar për femrën e duhur por aventura për të mesa duket nuk kanë fund. Madje ai e sheh martesën shumë larg vetes.
“Nuk e pyes veten fare kur nis histori me dikë, thjesht e nis dhe mundohem ta shijoj sa më shumë në mënyrën time” shprehet ish banori i Big Brother.