Ata kanë dalë pas muajsh të tërë të mbyllur në shtëpinë më të survejuar në Shqipëri dhe më në fund mund të shijojnë pak shoqërinë e njëri-tjetrit larg syve të kamerave.
Dhe duket se fiks këtë kanë pasur ndërmend edhe ata, të cilët kanë postuar një foto nga shtrati. Ishte Olsi që bëri publik imazhin kur çifti ishte shtrirë në shtrat, thuajse tërësisht i zhveshur ndërkohë që Fiorentina e puthte atë. Tashmë këto veprime intime mund t’i shijojnë në paqe dhe larg vëmendjes së publiket. Plus që ishte një goxha mënyrë për t’u uruar të gjithë fansave një mëngjes sa më të mirë, ndoshta po aq të mirë sa po e kalonin edhe ata.