Dalja e Kiarës “kokë më kokë” me Oltën në nominim, e ka trembur shumë Luizin. Ky i fundit po përgatit veten për daljen e Kiarës, ndonëse herë pas here përsërit shprehjen që “Kiara nuk del nga shtëpia”.
Teksa po bisedonte me Elvisin, Luizi tha se ka frikë se publiku e do atë vetëm në shtëpi dhe jo me Kiarën. Ai shtoi se njerëzit duan të shikojnë spektakël dhe debate, elemente të cilat i ofron Olta. Elvisi i tha Luizit se Olta është vajzë shumë inteligjente, por loja e saj nuk i pëlqen.
Këtë gjë në fakt, ai e ka shprehur disa herë, duke thënë se Olta aktron shumë dhe e ka marrë shumë seriozisht lojën.