Ajo është nga ato këngëtare që nuk përflitet shumë në showbiz.
Por kur je person publik nuk e shmang dot që kjo të ndodhë, edhe pse rrallë. Këtë herë Olta Boka është bërë pjesë e lajmeve pikante për shkak të një fotoje në të cilën mediat thanë se këngëtarja ishte topless. Por Olta nuk ka vonuar shumë dhe ka reaguar menjëherë e acaruar për të sqaruar portalet. Ndër të tjera ajo pranon se është treguar e pakujdesshme me postimin e bërë por që tani e tutje premton se do të bëhet hermetike për jetën e saj, përfshirë këtu edhe rrjetet sociale.