Ndonëse aktive në skena të ndryshme të muzikës live, Olta Boka kishte kohë që i mungonte ekranit të vogël.
Por kjo pritet të ndryshojë, sikundër këngëtarja ka vendosur të rikthehet me klip të ri me titull “Rri edhe pak”.
Një produksion i Irkenc Hykës dhe Olti Currit, ndërkohë që video mban vulën e FoxesFilm. Më në fund fansat e saj të cilët kanë pritur plot gjashtë vite për një projekt të ri nga këngëtarja, kanë mundësinë që të shijojnë më në fund një këngë të freskët në këto ditë të nxehta. Suksese Olta dhe herë tjetësr jo pausa kaq të gjata!