Ndodh edhe kështu. Olta Boka ndau gjatë programit “Euro Beat” atë ç’ka kishte ndodhur mes saj dhe këngëtarit të suksesshëm izraelit Boaz Keilo. Teksa ishin bashkë në ashensor, pasi ndodheshin në të njëjtin hotel, Boaz e kishte ngatërruar me “back vocal” e grupit shqiptar.
-Ti je “back vocal”? – iu drejtua Boaz-Oltës, ndërsa ajo i pohoi të kundërtën, që është përfaqësuesja e Shqipërisë. E gjitha kjo tingelloi çuditshëm për artisten tonë pasi Boaz, edhe pse mesa duket nuk e njihte Oltën, nuk vonoi të bëntë “cover” këngën e saj gjatë Eurovision-it.
Në episodin e dytë të “Euro Beat” me Ermal Peçi, Olta Boka dha pikët e saj për gjithë këngët shqiptarë në Festivalin Evropian.
12 pikët e saj maksimale shkuan për Rona Nishliun dhe këngën “Suus”.
Ndiqni bisedën me Olta Bokën në videon e mëposhtme për të tjera detaje nga eksperienca e saj.