Aktorja e njohur Olta Gixhari do të bëhet nënë për herë të parë!
Që prej fillimit të karantinës, ajo u zhvendos në Spanjë tek partneri i saj dhe ditët e izolimit i kaluan së bashku.
Tashmë që karantina është drejt përfundimit, aktorja ka konfirmuar lajmin e bukur për publikun shqiptar.
Kështu Olta e bëri zemrën gur dhe ndau foton e parë me babain e ardhshëm të fëmijës së saj.
Si dy zogj të dashuruar, Olta dhe mashkulli misterioz kishin pozuar të përqafuar teksa qëndronin të shtrirë buzë detit.
“Mami dhe babi❤️❤️❤️”-shkruan aktorja krahas pozës së ëmbël të çiftit ku kanë vërshuar komentet e urimit.