Bukuroshja bionde Olta Gixhari është përfolur shumë kohët e fundit jo vetëm për lidhjen me Xhek Nasufin por edhe për diferencën e madhe në moshë që ata kishin.
Por pavarësisht këtyre, çifti në cdo dalje të tyre dukej i lumtur duke treguar se nuk e kishin aspak problem diferencën e moshës. Por mesa duket qenkan gabuar… Lidhjes së tyre i ka ardhur fundi dhe këtë e konfirmojnë miqtë e Xhekut. Sipas tyre çifti është ndarë disa javë më parë me pretendimin se ndjenja mes tyre kishte mbaruar. Xheku ka fshirë të gjitha fotot që kishte postuar me Oltën duke treguar kështu se mes tyre nuk do të ketë një rikthim.