Olta Gixhari kohët e fundit është pjesë e jurisë së YFSF, por mesa duket diçka ia ka prishur rehatinë aktores.
Mbrëmjen e djeshme, me anë të një postimi në insta story, ajo iu ka kërkuar ndihmë ndjekësve të saj. Në postimin e saj ajo ka treguar se i kanë vjedhur adresën e facebook-ut dhe kërkon që dikush ta ndihmojë. “Sapo më vodhën faqen time në fb! Që nga ky moment unë jam pa fb. Ndihm..”. Tani të dhënat e Oltës do jenë në dorë të hakerave, dhe ky fakt mesa duket e ka shqetësuar shumë. Kush të jetë kaq i interesuar për të dhënat e saj?