Olta Gixhari është një ndër aktoret më simpatike shqiptare, me karakter mjaft lozonjar. Ajo është bërë e njohur për role të ndryshme në filma dhe teatër. Por ishte vënë re së fundmi një tërheqje e saj nga bota e filmit. Diçka më shumë ka zbuluar vetë Olta teksa ka qenë e ftuar në ‘Pop Culture’.
Olta ka treguar se momentalisht është bërë pjesë e biznesit sepse në Shqipëri sipas saj nuk mund të jetosh vetëm me aktrim. Ajo tregoi se puna e re i ka ndrysuar jetën dhe e konsideron si një sfidë të re për të.
Ndër të tjera aktorja ka zbuluar që ka një dëshirë të madhe për tu larguar nga Shqipëria dhe për tu zhvendosur në Amerikë.
“Mendoj të jetojë në Amerikë. Duhet të shkojë në një vend për të punuar për të realizuar diçka, por jo në ‘Hollywood’. Nuk e kam pasur kurrë ëndërr të bëhem pjesë e ‘Hollyëood’, sepse jam modeste, me këmbë në tokë”, – tha Olta.