Aktorja e famshme shqiptare, Olta Gixhari është një ndër emrat të cilët figurojnë në listën e atyre që u paguan me shuma të majme parash nga Greqia. Ku u tha se Olta Gixhari mori 12 mijë euro nga ministri grek.
Por këtë herë Olta ka vendosur të flasë dhe shihet mjaft e prekur dhe e revoltuar nga ky lajm që mori dhenë ditën e djeshme. Në postimin e saj ajo kërkon drejtësinë dhe shprehet se kushdo që e ka bërë, do ta paguajë.
“Eshte nje marrezi qe me ka prishur diten! Dikush do mbaje pergjegjesi per kete shpifje te rende kunder emrit tim.”- ka shkruar Olta, teksa vijon duke thënë se do dalë në ekran e do japë deklaratën e saj.
Në këtë listë bëjnë pjesē edhe reperi Noizy, mederatorja Rudina Magjistari, Ardit Gjebrea e shumë të tjerë nga media, politika e showbizi.