INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olta Gixhari paska rënë në dashuri, po fatlumi kush është?[FOTO]

Olta Gixhari paska rënë në dashuri, po fatlumi kush është?[FOTO]

Publikuar më: 10:42 19-02-2018

Një aktore e suksesshme e cila nuk mungon në diskutimet e medieve rozë, por gjithashtu edhe një pjesëtare e showbizz-it e cila shpesh mundohet ta mbajë sa më sekret dhe larg syve të publikut jetën e saj private.

Olta Gixharin e kemi parë në super formë, ndërsa për lidhjet e saj sentimentale nuk kemi dëgjuar diçka konkrete.

Por mesa duket gjërat kanë ndryshuar të paktën sipas burimeve të Panorama Plus, ku thuhet se Olta Gixhari është në një lidhje të re dashurie ku ashtu siç e ka zakon Olta po përpiqet ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Thuhet se ai është një person i panjohur në publik dhe që tani është nxitur kurioziteti se kush është ky djalë që i ka rrëmbyer zemrën aktores.

Dhe dyshimet se këto zëra janë të vërteta i shkojnë më shumë edhe një postim në Instagram që ka bërë Olta Gixhari pikërisht në ditën e Shën Valentinit, postim i cili la të kuptohej që është në një lidhje pasi shkruante: "Të dua".

set_34.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039141178131104