INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olta Gixhari PRANON se është në një lidhje dashurie, zbulon DETAJE për partnerin e saj [FOTO]

Olta Gixhari PRANON se është në një lidhje dashurie, zbulon DETAJE për partnerin e saj [FOTO]

Publikuar më: 17:29 07-01-2020

Olta Gixhari mund të jetë provokuar shpesh në emisione të ndryshme për jetën e saj private rreth ndonjë lidhje të ndryshme, por ajo gjithmonë ka qenë mjaft diskrete për privatësinë e saj.

Aktorja e njohur ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Siluetë me Gerta Gixhari". Këtë herë ajo ka folur gjatë për jetën e saj private, ku ka pranuar se është në një lidhje dhe se ajo e partneri i saj momentalisht po bashkëjetojnë.

Pyetjes se nëse ka gjetur dikë, Olta i është përgjigjur:

“Po! Kam rënë një një gjendje të rehatshme, në një lumturi”. Më pas ajo është pyetur nga moderatori nëse partneri i saj ka flokë apo është tullac, për të nënkuptuar dhe sa para ka.

“Për mua ka rëndësi që të bie në dashuri. Po jetoj me një djalë me ekonomi mesatare dhe përpiqemi t’ja dalim të dy. Unë kam biznesin tim, kam një jetë që punoj”, u shpreh ajo.

oltaa-1024x503.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040700435638428