Ndoshta vetë natyra që ka shfaqja “Sonte do të luajmë pa tekst” e vënë në skenë nga regjisorja Driada Dervishi , ka shërbyer si frymëzim për Olta Gixharin që të bëjë një gjest jo të zakonshëm.
Gjatë provave të shfaqjes, Olta ka pozuar pa asnjë kompleks teksa puth gjoksin e Ola Dakut. ‘Kabare, puthje, kërcim, muzikë, aktrim, keqkuptim’, ka shkruar ajo në foton e publikuar në Instagram si për të parapërgatitur ata që do të intepretojnë dhe komentojnë foton. Mesa kuptojmë, Olta e ka shumë të vështirë të dalë nga roli edhe pas përfundimit të shfaqjes si në këtë foto ku ka “luajtur” më shumë se kurrë pa tekst. Bukuroshes, duke qenë një vajzë pa komplekse, gjithmonë i ka pëlqeyr që të provokojë mendimet e të tjerëve.