Olta Gixhari u zgjua në majë të malit.
Nuk dimë se kush po ja shkrep foton por dimë që ajo kafja që po pi po i shijon shumë. Ndoshta Olta është bezdisur nga i ngrohti afrikan që ka pushtuar Tiranën dhe ka shtegtuar për në mal. Në fakt kjo është një ide shumë e mirë dhe Olta përveçse kënaqet për vete jep edhe ide njerëzve. Bukuroshja ka veshur një robdishan dhe është mjaftuar me një karrige dhe asgjë tjetër për t’u ndier mirë. Ja pra duket se Olta nuk është nga ato që mendojnë se “Diamonds are a girl’s best friend”, të paktën kështu duket.