Olti Curri është padyshim një nga kritikët të më zellshëm të shtypit rozë jo vetëm shqiptar, pro edhe atij botëror.
Duket se nga fokusin e Oltiti nuk ka arritur të shpëtojë as një nga eventet më të rëndësishme të vitit siç ishte ajo e MET GALA, ku personazhe të famshme përpiqen të impresionojnë sa më shumë me veshjet dhe paraqitjet e tyre.
Kësaj radhe ai është marrë me Kim Kardashian. “Ylli” i realit show-t “Keeping Up With The Kardashians” kishte zgjedhur që të paraqitej me një fustan të tejdukshëm në ngjyrën nude dhe me modelin e flokëve të lagura: ‘’tamam si kur ka dalë nga dushi”.
Por, Olti ka vendosur të bëjë pak ironi me këtë paraqitje të sajën: “Kjo me të vetën ka dashur të sjellë imazhin e një vajze që ka dalë nga dushi....Po mua më duket sikur sapo ka dalë nga salla e kirurgjisë plastike”.
Kim gjithmonë i ka mohuar ndërhyrjet në trupin dhe fytyrën e saj, duke ndezur shpesh debate për format trupore që ka.