Opinioni publik u përfshi në diskutime të shumta dhe gjithçka ndodhi pas performancës së yllit të muzikës Rita Ora, në sheshin “Skënderbej”.
Ndër personazhet që e akuzuan për look-un e tepruar, vetëm me të brendshme, ishte dhe blogeri Olti Curri i cili e quajti Ritën, ku*vë estetikisht.
Së fundmi Olti e "ka kapur" përsëri me bukuroshen me origjinë shqiptare dhe këtë herë me performancën e saj në Itali.
Ndryshe nga performanca në Tiranë, në Itali, Rita ishte e veshur me një smoking dhe tejet serioze në look. Kjo i ka dhënë shkak blogerit që të postojë një foto në Instastory teksa shkruan: “Unë vërtetë të kritikova, po nuk tthashë me u vesh si Fatmir Xhafaj...”, shkruan blogeri.
Çfarë imagjinate! Me siguri jeni “shkrirë” së qeshuri.../intv.al/