Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, publikoi pak ditë më parë bashkëpunimin me Faydee, “Yalla Habibi”. Kjo këngë mori menjëherë famë dhe deri më tani numëron më shumë se dy milion shikime në Youtube. Por sipas gazetarit Olti Curri, ajo është e kopjuar.
Përmes një postimi në Instastory, Olti thotë se Luana dhe Faydee e kanë kopjuar atë nga kënga me të njëjtin titull, “Yallah Habibi” që e këndon Sido, Dj Antoine dhe Me Phoenix.
Mirëpo pavarësisht kësaj, Luana po korr goxha sukses me këngën e re dhe sapo njoftoi që në shumë pak ditë kënga ka kapur shifrën e 2 milionë klikimeve.
Jo vetëm kaq, por “Yalla Habibi” tashmë është edhe kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët, pasi është numri “1” në trending në YouTube.