Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca tashmë janë bërë dy nga figurat më të ndjekura të ekranit për emisionet që paraqesin për publikun, ku të shumtë janë fansat që i pëlqejnë.
Ka nga ata që i pëlqejnë, por ja që ka edhe nga ata që zgjedhin diçka tjetër kur bie fjala tek këta dy personazhe.
I tillë është edhe blogeri Olti Curri, të cilit mesa duket këto dy personazhe i janë mërzitur.
Në një foto të postuar në Instastory Olti shkruan: “Flm Zot që na kap mediaset se do kisha pa Ermalin dhe Luanën veç e veç dhe bashkë...”.
Blogeri sa duket është mërzitur me monotoninë e personazheve në fjalë. Epo duhet diçka ndryshe fundja larmishmëria të zgjeron horizontin./intv.al/