INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olti Curri i “dhuroi” Çiljetës diçka para disa vitesh, shikoni çfarë shkruajnë ata sot [FOTO]

Olti Curri i “dhuroi” Çiljetës diçka para disa vitesh, shikoni çfarë shkruajnë ata sot [FOTO]

Publikuar më: 12:41 17-03-2017

Çiljeta përveçse është një ndër femrat më të bukura shqiptare, ajo ka një karrierë mjaft të suksesshme edhe në muzikë.

Këngëtarja ka postuar në Instagram një foto gjatë performancës së saj në “Kënga Magjike 2014”, ku ajo ishte pjesmarrëse me këngën ‘Nuk e di pse më do’. Kjo ishte një ndër baladat më të pëlqyera të këtij festivali, një këngë teksti  i së cilës është shkruar nga Olti Curri.

Mesa duket kjo është një ndër këngët e preferuara të Çilit, prandaj ajo e ka risjellë edhe njëherë në kujtesë, duke dashur të falenderojë edhe tekstshkruesin pas disa vitesh. Në foton e saj ajo ka shkruar, "Kush Tha mëkatet lahen në ktë bot Ka gabuar fort, @olticurri e mban mend ç'super tex me ke dhuruar”.

Por komentet kanë qenë të ndërsjella pasi Olti i është përgjigjur mikeshës së tij në këtë mënyrë, “Ti e meriton, dhe doli sukses sepse besojme te puna njeri tjetrit zemër”. Kështu edhe Çili e ka vazhduar bisedën duke përcjellë një atmosferë mjaft të ngrohtë mes miqsh, ajo shkruan, “ehhhh te vdes Un Ku Ka energji positive gjithmon Ka sukses”. Mjaft nostalgjik e kanë kujtuar kolegët këtë bashkëpunim të suksesshëm mes tyre.

cil1.png

cili2.png

cili3.png

Article Logic
Execution time: 0.0024299621582031