INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olti Curri i thotë TROÇ emrat: Këtyre këngëtarëve shqiptarë nuk do ju shkruaja tekste…

Olti Curri i thotë TROÇ emrat: Këtyre këngëtarëve shqiptarë nuk do ju shkruaja tekste…

Publikuar më: 12:30 25-10-2021

Ai ka shkruar tekste për këngëtarët më të mirë shqiptarë ndër vite, mes tyre edhe tekstin e këngës “Karma”, me të cilën Anxhela Peristeri na përfaqësoi në “Eurovision”. Por kujt nuk do t’i shkruante tekste Olti Curri?

Duke e njohur blogerin dhe gazetarin, dhe natyrën e tij, pritej të mos hezitonte të tregonte emra. Në një intervistë për Lola Haradinaj, në “VIP Dado”, Olti ka listuar emrat e disa këngëtarëve.

“Po ka disa që nuk më pelqen, ndoshta edhe ata nuk duan tekste nga unë, por që nuk më pëlqen t’i shkruaj. Për shembull, Tuna, Getoari, Muharrem Ahmeti, Shkurte Gashi, motrat Mustafa, vëllezërit Mziu, Adelina Tahiri, Adelina Ismaili”, tha Olti.

Madje për këtë të fundit dha edhe arsyen.

“Dihen tangërlliqet e Adelinës, ‘pordhët’ siç i themi ne, kështu që nuk do t’ia duroja dot”, tha ai, duke shtuar që mbase as ajo nuk do tekst prej tij, por ishte “Po sikur”, duke shtuar që emrat që listoi, i erdhën në mend ato momente.

Gjithashtu, Olti sqaroi gjatë intervistës se duhet të biem dakord për termin “këngëtar”.

“Unë shpesh i quaj performues, sepse nuk kanë ndonjë vokal të jashtëzakonshëm, por kanë mënyrat e performimit, marrin klikime përmes videove, makinave të shtrenjta, objekteve të luksit, seksit, gjithçka tjetër si këto”, tha Olti.

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057