Olti Curri vazhdon të jetë edhe këtë sezon në jurinë e Këngës Magjike për artistët e rinj.
Opinionisti është dalluar gjithnjë për të folurën troç dhe i tillë është treguar edhe së fundmi teksa ka dhënë një intervistë për klan.
Curri zbuloi për “Jo vetëm modë”, arsyen se përse është larguar nga “Top Show.
“Aktualisht jam vetëm në jurinë e “Kënga Magjike”, tek “E diela shqiptare”, jam larguar nga Top Albania Radio.
“Kam pranuar ftesën e Ardit Gjebreas për të qenë pjesë e jurisë pasi është njësoj si të shkosh në një festë që ka filluar, pasi është televizion që shikohet.”
Ndërsa pyetjes: Ke qenë i pari që ndryshoi formatin e “Top show”, si të duket tani, Olti iu përgjigj në mënyrë shumë thumbuese: “Top Show Magazine nisi dhe nuk ishte e thjeshtë për ta kthyer timonin ngha showbizzi, nga rozë. Në njëfarë mënyre, në ato që do publiku. E lashë “Top Show Magazine” sepse kaq ishte “Top show Magazine”. Tani është “Top show tregu fshatar”, përfunoi ai.