Para disa kohësh ishte pikërisht blogeri Olti Curri i cili e bëri virale në rrjet, videon ku u ngritën dyshime se blogerja e famshme Chiara Ferragni, i fliste shqip vogëlushit të saj teksa e ushqente.
Ndoshta blogeri është fiksuar pas jetesës së homologes së tij italiane dhe përsëri ka treguar një episod të papritur nga jeta e Chiara-s.
Në një foto të postuar në Instastory-n e blogerit shihet Chiara teksa është duke shijuar pizza, teksa në dorë ka një copë të ushqimit ndërsa pica në pjatë është e plotë.
“Paska dorë dreqi...pizzën e vet do ta marrë me vete dhe ha nga pjatat e të tjerëve.”, shkruan Olti si mbishkrim të fotos.
Me siguri ky është një veprim artistik që Chiara e ka bërë për foton e realizuar. Fundja është një diva e botës rozë./intv.al/