One Direction duket se do rikthehen në ekran, më herët seç e kishin planifikuar.
Vetëm se kësaj here në versionin e animuar. Autorët e hitit "Perfect", Harry, Niall, Liam dhe Louis, pritet të shfaqen në një nga episodet e ardhshme të serialit komik "Family Guy". Më konkretisht bëhet fjalë për një seri ku personazhi i Chris është duke konkurruar për titullin e Mbretit të Mbrëmjes së Maturës.Lajmi konfirmohet edhe nga vetë producentët e "Family Guy", Richard Appel dhe Steve Callaghan, të cilët kanë shprehur për Entertainment Weekly se janë të rrallë serialet që përfshijnë karaktere si Frank Sinatra Jr. dhe One Direction, brenda një sezoni!