Koncerti i këngëtares Ariana Grande do të rinisë në stadiumin Old Trafford të Manchesterit pas ndërprerjes rreth një javë më parë nga një sulm terrorist. Rreth 50,000 njerëz do të bashkohen në nder të viktimave të Manchesterit ku një sulm kamikaz i mori jetën 22 personave, shumica fansa adoleshentë të këngëtares. Londra është blinduar nga forca të shumta policie, përfshi edhe ato speciale, për të garantuar siguri në koncertin dedikim për Manchesterin “One Love Manchester”. Alarmi është tepër i lartë në të gjithë Anglinë ndërkohë që ende nuk kanë kaluar 24 orë nga sulmi tjetër terrorist me thika.