One Night Only është një ngjarje ekskluzive për të përzgjedhurit që do të kenë mundësinë të shijojnë një mbrëmje si asnjëherë më parë. Një ambjent i kuruar në detaje, për të trokitur gotat mes miqsh, nën shoqërimin e tingujve të muzikës së këngëtarit pop Konstantinos Argiros, shoqëruar nga orkestra simfonike.
Të përzgjedhurit do të kenë mundësinë e artë për tu bërë pjesë e komunitetit ekskluziv në një mbrëmje e cila ndodh vetëm një herë në vit.
Veçantia e kësaj mbrëmje, në mesin e një sërë surprizave është dhe kodi i veshjes Suit & Tie, ku do të mbizotërojnë kostumet dhe veshjet tejet elegante e rrëzëllitëse të pjesëmarrësve.
Për të pasur mundësinë e pjesëmarrjes në një mbrëmje të tillë, të interesuarit duhet të regjistrohen me të dhënat e tyre në link-un e shfaqur në llogarinë zyrtare të RedCloud në Instagram. Pas regjistrimit, të përzgjedhurit do të marrin në adresën e tyre të e-mail një link dhe PIN kod unik vetëm për ta, ku mund të aksesojnë sallën në mënyrë virtuale, të përzgjedhin ulësen sipas preferencave personale e më pas të procedojnë me pagesën e biletës. Vetëm kështu, mund të bëhen pjesë e kësaj mbrëmje.
Në biletë përfshihet open bar me pije të palimituara alkoolike dhe asortimente shoqëruese me shërbim francez si dhe garderoba për të vendosur veshjet. Në një mbrëmje e cila gjendet në mesin e shoqërisë së lartë, do të keni mundësi të shkrepni foto mes miqsh nga fotografë profesionist në një kënd të dedikuar i cili do të shpalosë shkëlqimin e asaj nate.
Në orën 19:00 - 20:30 pjesëmarrësit do të priten në holl me muzikë të rafinuar LIVE të rrymës Jazz. Do të shijojnë gjithashtu mes miqsh pije dhe ushqime.
Në orën 21:00 - 23:00 do të mbahet koncerti i këngëtarit më të shquar të muzikës Pop greke, Konstantinos Argiros.
Pas përfundimit të koncertit në orën 23:00, vetëm disa nga të përzgjedhurit do të kenë mundësi të shijojnë after party të mikëpritur nga vetë Konstantinos Argiros. Mbrëmja plot sharm do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit ku pjesëmarrësit do shijojnë atmosferën fantastike të kësaj feste me muzikë të mirë, open bar dhe finger food. Një natë e veçantë në llojin e saj për një numër të përzgjedhur pjesëmarrësish!
Ky është linku për regjistrimin e njerëzve: https://vivere.al/event/one-night-only/index.php?lang=al