2018-ës po i themi pak nga pak mirupafshim dhe numërimi mbrapsht për 2019-ën ka filluar.
Teksa jemi mësuar që shumë prej vip-ave t'i duke na uruar me foto nga ditët e ftohta të dimrit, pranë oxhakut, duket se këta tre personazhe mjaft të përfolur të showbizz-it shqiptar, kanë vendosur t'a festojnë krejtësisht ndryshe ardhjen e vitit të ri.
Nëpërmjet instastories vumë re se Oni Hysenbelliu, Dua Lipa dhe Rita Ora po e kalojnë njësoj këtë ditë të fundit të 2018-ës.
Larg të ftohtit, me shumë rreze dielli dhe buzë detit, ata kanë vendosur t'a festojnë në verë vitin e ri.
Oni Hysenbelliu momentalisht ndoshet në Dubai, ku dhe na ka zbuluar disa foto.
Dua Lipa së bashku me të dashurin e saj po kalojnë pushimet perfekte në Bahamas dhe Rita Ora nuk ka mbatur pas. Këngëtarja momentalisht ndodhet në ishujt e mrekullueshëm të oqeanit Indian, Maldives.
Nuk mund të themi se kush po kënaqet më shumë, por një gjë është e sigurt, ne po vdesim nga zilia.